RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Aliyev: Dënoj fuqishëm aktin terrorist në Teheran

aliyev:-denoj-fuqishem-aktin-terrorist-ne-teheran

Mëngjesin e sotëm një sulm i armatosur është kryer ndaj ambasadës së Azerbajxhanit në kryeqytetin e Iranit, Teheran, me ç’rast humbi jetën shefi i sigurimit.

Sulmi terrorist ndaj ambasadës së Azerbajxhanit në Teheran për presidentin azerbejxhanas İlham Aliyev është i papranueshëm.

Ai me anë të një postimi nga llogaria e tij në Twitter kërkoi që kjo ngjarje e trishtë të hetohet sa më parë.

“Dënoj fuqimisht aktin terrorist të kryer sot ndaj ambasadës tonë në Teheran. Shpreh ngushëllimet familjarëve dhe të afërmëve të togerit Orhan Asgerov i cili ra dëshmor duke mbrojtur ambasadën dhe punonjësit e saj. Kërkojmë që sulmi terrorist të hetohet sa më parë dhe të ndëshkohen terroristët. Sulmi terrorist ndaj misioneve diplomatike është i papranueshëm”.

Kujtojmë që mëngjesin e sotëm një sulm i armatosur është kryer ndaj ambasadës së Azerbajxhanit në kryeqytetin e Iranit, Teheran.

Agresori i cili hapi zjarr me një armë automatike kallashnikov, vrau shefin e sigurimit të ambasadës dhe plagosi dy punonjës të tjerë të sigurisë.

Po ashtu, edhe ministria e Jashtme e Azerbajxhanit dënoi sulmin dhe njoftoi se ambasada në Teheran do të evakuohet. /trt

Related posts

Hamasi dënon fushatën e Izraelit kundër OKB-së

rezart morina

Erdoğan: Turqia nuk do të tregojë mëshirë për ata që përpiqen të përçajnë shtetin

admin

IKShPK: Bien vlerat e manganit në Liqenin e Badocit, uji i gatshëm për pije

admin6