RTV AHIRETI
Pytje & Përgjigje

Allahu e furnizon kë të dojë, pa kufi

allahu-e-furnizon-ke-te-doje,-pa-kufi

Nëse sheh dikë se si All-llahu i Lartë e ka nderuar dhe e ka furnizuar me begati e mirësi, mos e xhelozo për këtë, sepse kështu e kundërshton vetë All-llahun xh.sh.. Nëse prapë dëshiron, atëherë lute All-llahun që edhe ty të të dhurojë e begatojë, ashtu siç bëri vetë Zekerijja a.s. kur e pa furnizimin e Zotit te hazreti Merjemja, dhe ai u lut për një pasardhës të mirë.

All-llahu xh.sh. thotë në Kur’an:”Sa herë që hynte Zekeria në dhomën e saj, gjente pranë saj ushqim dhe e pyeste: “O Merjeme! Nga të vjen ky ushqim?” Ajo përgjigjej: “Ky është nga Allahu, se Allahu e furnizon kë të dojë, pa kufi. Atëherë Zekerija iu lut Zotit të vet e tha: “Zoti im! Dhuromë nga ana Jote një pasardhës të mirë! Se Ti, me të vërtetë, je Dëgjues i lutjes!” (Ali Imran, 37-38)

mesazhe kuranore

Mehas Alija

Related posts

Pse duhet të agjërojmë?

admin

A i lejohet punonjës të vesh këmishë me logon e kompanisë mbi mbulesë?

admin

Kur të prejmë kurbanin për sa persona duhet ta bëjmë nijet?

admin