RTV AHIRETI
FamiljeLajmeRajon dhe Botë

AlternAtivA: Krenaria jonë është familja jonë tradicionale

alternativa:-krenaria-jone-eshte-familja-jone-tradicionale

Sot, kur edhe në Shkup po mbahet e a.q. Paradë e Krenarisë, konform përcaktimeve tona programore dhe bindjeve tona politike, natyrisht edhe duke e respektuar të drejtën e mendimit ndryshe, deklarojmë se për neve kjo le që nuk është kurrfarë krenarie, por është një përpjekje ndryshe për ta goditur familjen tonë tradicionale.

Duke besuar se familje është vetëm bashkësia heteroseksuale, e ndërtuar mbi dashurinë e ndërsjellë mes bashkëshortëve, e realizuar publikisht në një ceremoni dhe e bekuar përmes një riti, AlternAtivA e gjykon këtë paradë si ngarendje shoqërore për t’i relativizuar kufijtë e familjes sonë tradicionale, kjo në favor të trajtave të ndryshme të përçudnimit të qenies njerëzore, gjithsesi në dëm të misionit tonë human në tokë.

Po ashtu, duke besuar se njeriu nuk është një qenie e hedhur në gjithësi pa ndonjë arsye, si dhe duke besuar se trupat tanë nuk janë prona jonë, porse janë dhuratë e Zotit, ne mendojmë se vetëm duke e afirmuar, kultivuar dhe mbështetur familjen tradicionale ne e përmbushim detyrimin që e kemi ndaj Zotit – që stafetën e ekzistencës, të vlerave, virtyteve dhe trashëgimisë ta bartim te brezi pasardhës.

Prandaj, për ne kjo që ndodhë në Shkup nuk ka të bëjë fare me krenarinë, sepse krenari është familja jonë, në të cilën janë mbrujtur dhe mëkuar ndër shekuj legjendat, kujtimet, ëndrrat dhe dashuria për Zotin, për njeriun, për atdheun, për kombin dhe për natyrën.

Në frymë të kësaj, AlternAtivA deklaron se do të jetë KUNDËR edhe propozim-ligjit të ri për evidencën amë, përmes të cilit synohet të relativizohet familja tradicionale duke e shpikur të a.q. “identitet gjinor”, dhe për këtë do i përdorim të gjithë mekanizmat demokratikë dhe të gjitha argumentet politike, shkencore dhe etike që ky propozim-ligj të mos kalojë.

AlternAtivA – Shkup

Related posts

Biden: Ukraina nuk mund të anëtarësohet në NATO para përfundimit të luftës

admin

Altun: Netanyahu është personi i fundit që mund të flasë për gjenocid

admin

Bie nataliteti në Kosovë

admin