RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

BE: Rebelimi i Grupit Wagner, çështje e brendshme e Rusisë

be:-rebelimi-i-grupit-wagner,-ceshtje-e-brendshme-e-rusise

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, deklaroi se po i ndjek nga afër ngjarjet që nisën me revoltën e Grupit Wagner kundër administratës ruse dhe theksoi se kjo është çështje e brendshme e Rusisë, transmeton Anadolu.

Michel, në një deklaratë në llogarinë e tij në Twitter, deklaroi se BE-ja po monitoron nga afër situatën në Rusi.

Ai theksoi se është në kontakt me liderët evropianë dhe partnerët e G7-s.

“Kjo është qartë një çështje e brendshme e Rusisë”, shtoi zyrtari i lartë evropian.

“Mbështetja jonë për Ukrainën dhe presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy është e palëkundur”, përsëriti Michel.

Ndryshe, tensionet midis Wagnerit dhe Moskës u rritën pasi themeluesi i grupit paraushtarak, Yevgeny Prigozhin, akuzoi ushtrinë ruse për sulm ndaj mercenarëve të tij dhe u kërcënua se do të hakmerret.

Pas kësaj situate, autoritetet ruse lëshuan urdhër arresti ndaj Prigozhinit me akuzën për “rebelim të armatosur”.

Ministria ruse e Mbrojtjes i mohoi akuzat për sulm ndaj kampeve të Wagnerit.

Në një deklaratë këtë mëngjes, ministria u bëri thirrje të gjithë luftëtarëve të Wagnerit që të jenë të përmbajtur dhe të kontaktojnë autoritetet ligjzbatuese.

Ndërkaq, presidenti rus Vladimir Putin, në një fjalim drejtuar kombit, e akuzoi Prigozhinin për tradhti, pasi forcat e grupit paraushtarak kaluan kufirin nga Ukraina në Rusi, duke hyrë në qytetin e Rostovit.

Autoritet ruse në Moskë dhe qytete të tjera kanë shtuar masat e sigurisë në vazhdën e zhvillimeve të fundit.

Prigozhin në muajt e fundit ka akuzuar vazhdimisht Rusinë se nuk e furnizon me armë të mjaftueshme grupin paraushtarak që ka luftuar përkrah ushtrisë ruse në Ukrainë.

Related posts

Gjysmëhëna e Kuqe Pa’lestineze: Iz’raeli rrethon spitalet në qytetin Tulkarm të Bregut Perëndimor

admin

Netanyahu do informojë Trumpin për programin raketor të Iranit! Zyrtarët izraelitë kërkojnë sulme të reja ndaj Teheranit

admin

Nga viti 2021 mbi 100 mijë persona e kanë lëshuar Kosovën

Muhamet Ramadani