“Ne vazhdojmë luftën tonë kundër organizatave terroriste si PKK-ja, shtrirjes së saj siriane PYD/YPG-ja, DAESh-i dhe FETO-ja”, tha Fahrettin Altun.
Drejtori turk i komunikimeve, Fahretin Altun si pjesëmarrës në panelin ‘Great Türkiye Vision’ të mbajtur në kryeqytetin Ankara ka deklaruar se Turqia do të luftojë me vendosmëri kundër organizatave terroriste, duke përfshirë PKK-në, DAESh-in dhe Organizatën Terroriste Fetulla (FETO).
Sipas tij shteti turk është përballur me shumë kërcënime që synojnë sigurinë e saj kombëtare, stabilitetin dhe demokracinë.
“Ndërsa eliminojmë kërcënimet që synojnë vendin tonë brenda dhe jashtë vendit, ne vazhdojmë luftën tonë kundër organizatave terroriste si PKK-ja dhe shtrirjes së saj siriane PYD/YPG, DAESh-i dhe FETO-ja… Turqia nuk do të bëjë kurrë kompromis në luftën kundër terrorizmit,” shtoi Altun.
Ndërsa garanton sigurinë e saj kombëtare, Turqia ka kontribuuar gjithashtu në stabilitetin rajonal dhe global falë luftës së saj të vendosur kundër terrorizmit, shtoi ai.
“Ne e demonstrojmë këtë fuqi stabilizuese në shumë çështje rajonale dhe globale, veçanërisht në luftën Rusi-Ukrainë,” tha Altun, duke shtuar se Turqia nuk do të komprometojë kurrë qëndrimin e saj të vendosur përballë sfidave.
Duke iu kthyer marrëdhënieve me botën turke, Altun tha se Turqia nuk mendon për një të ardhme të ndarë nga bota turke me të cilën ka një histori dhe kulturë të përbashkët.
“Si shtete turke, ne kemi parë se bashkëpunimi dhe solidariteti që shfaqim mes nesh jo vetëm që na bën më të fortë, por gjithashtu kontribuon në zhvillimin e një rezistence të përbashkët kundër sfidave me të cilat përballemi në shkallë rajonale dhe globale”, shtoi ai.
Kushtet e sotme, çështjet rajonale dhe globale kujtojnë rëndësinë e mbrojtjes së vëllazërisë, tha Altun, duke shtuar se Turqia ka thelluar bashkëpunimin dhe partneritetin me shtetet turke në fusha të ndryshme, duke përfshirë ekonominë, energjinë, kulturën, artin, mbrojtjen dhe transportin.
“Së bashku do të çojmë përpara identitetin, kulturën dhe vlerat tona që na bëjnë ata që jemi”, shtoi ai. /trt