RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Ambasada britanike në Kosovë reagon pas raportimeve se “paralajmëroi” që qytetarët e saj t’i shmangin udhëtimet në veri

ambasada-britanike-ne-kosove-reagon-pas-raportimeve-se-“paralajmeroi”-qe-qytetaret-e-saj-t’i-shmangin-udhetimet-ne-veri

Ambasada britanike në Kosovë reagon pas raportimeve se “paralajmëroi” që qytetarët e saj t’i shmangin udhëtimet në veri
Ambasada britanike në Kosovë i ka cilësuar të gabuara raportimet se Mbretëria e Bashkuar i ka bërë thirrje qytetarëve të saj që t’i shmangin udhëtimet në veri të Kosovës.

Përmes një postimi në “X”, Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë ka thënë se “nuk ka *asnjë ndryshim* në zonën gjeografike kundër së cilës ne këshillojmë kundër të gjithave, por udhëtimet thelbësore dhe raportimet e mediave përndryshe janë të gabuara”.

Gjatë ditës së sotme ka pasur raportime se Mbretëria e Bashkuar ka paralajmëruar rreziqe në veri, si dhe u kërkon qytetarëve të saj të shmangin udhëtimet në veri.

Mediat janë bazuar në një njoftim të lëshuar nga zyra e jashtme e Mbretërisë së Bashkuar, FCDO.

FCDO ka raportuar se e ka vendosur veriun e Kosovës në pjesën e vendeve dhe destinacioneve ku nuk rekomandohet të udhëtohet nëse nuk është e domosdoshme.

“FCDO këshillon që të mos udhëtohet në komunat e Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit dhe në zonat e Mitrovicës në veri të lumit Ibër, përveç rasteve të domosdoshme. Kjo për shkak të incidenteve të dhunshme dhe tensioneve të shtuara në këto zona”, thuhet në njoftim

Related posts

Tunizianët zgjedhin parlamentin “e brishtë” me 11% pjesëmarrje

admin

Kina dëbon konsullin e Kanadasë në Shangai

rezart morina

Kurti: Propozimi evropian, bazë e mirë për diskutime të mëtutjeshme

rezart morina