RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti: Propozimi evropian, bazë e mirë për diskutime të mëtutjeshme

kurti:-propozimi-evropian,-baze-e-mire-per-diskutime-te-metutjeshme

Kryeministri i Kosovës e ka quajtur bazë të mirë për vazhdimin e diskutimeve në mes të Kosovës dhe Serbisë, planin evropian për normalizim të marrëdhënieve në mes të dy shteteve.

Këto diskutime Kurti i bëri gjatë takimit me Ambasadorin Michael Carpenter, Përfaqësues i Përhershëm i ShBA-ve në OSBE.

Sipas një komunikate për medie të Qeverisë, Kurti ka thënë se Kosova është e angazhuar për dialog parimor me Serbinë.

“Duke folur për proceset dhe çështjet lidhur me dialogun ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë, si dhe temat e tjera të ndërlidhura, Kryeministri Kurti ritheksoi se Qeveria e Republikës së Kosovës është e angazhuar për dialog parimor, nga i cili duhet të përfitojnë qytetarët e të dyja vendeve.

Kryeministri Kurti tha se propozimi evropian për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është i pranueshëm si bazë e mirë për diskutime të mëtutjeshme dhe platformë solide për të ecur përpara”, thuhet ndër të tjera në komunikatë.

Në takimin e përbashkët me Zëvendëskryeministren dhe Ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla dhe Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, u diskutua edhe për zhvillimet politike në vend dhe situatën politike në rajon.

Related posts

FSK hap dyert për qytetarët

admin

Sveçla pret në takim 3 policët e liruar, MPB: Ata do të vazhdojnë të përndjeken nga Serbia

Muhamet Ramadani

Spanja dhe Greqia riafirmojnë mbështetjen për zbatimin e plotë të planit të paqes për Gazën

Muhamet Ramadani