RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Haxhiu, Sveçla e Hoxha vizitojnë familjen e Afrim Bunjakut në trevjetorin e rënies së tij

haxhiu,-svecla-e-hoxha-vizitojne-familjen-e-afrim-bunjakut-ne-trevjetorin-e-renies-se-tij

U.D. presidentja e Kosovës, Albulena Haxhiu, së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, dhe drejtorin e Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, kanë vizituar sot familjen e heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku.

Bunjaku, rreshter i Policisë së Kosovës, u vra më 24 shtator 2023 gjatë përballjes me grupin e armatosur në Banjskë të Zveçanit.

Gjatë vizitës në familjen Bunjaku, Haxhiu dhe Sveçla kanë përsëritur se Kosova është krenare për sakrificën dhe kontributin e Afrim Bunjakut në mbrojtje të vendit.

Vizita është zhvilluar në ditën kur familja e Bunjakut ka hapur dyert për pritje, në trevjetorin e rënies së tij. Me këtë rast, familjarë, të afërm, miq dhe qytetarë kanë nisur të mblidhen për të nderuar kujtimin e rreshterit të Policisë së Kosovës.

Afrim Bunjaku u vra më 24 shtator 2023, gjatë sulmit të një grupi të armatosur ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë. Në përleshjet që pasuan, përveç Bunjakut, u plagosën edhe dy zyrtarë policorë.

Pas përleshjes, Policia e Kosovës vrau tre pjesëtarë të grupit të armatosur dhe arrestoi tre të tjerë.

Në zonën përreth Manastirit të Banjskës u gjetën sasi të mëdha armësh dhe pajisjesh ushtarake, ndërsa autoritetet e Kosovës i kanë lidhur këto dëshmi me organizimin dhe përgatitjen e sulmit.

Në trevjetorin e rënies së tij, familja, institucionet dhe qytetarët e Kosovës po e kujtojnë Afrim Bunjakun për sakrificën e tij në krye të detyrës.

Related posts

Po bëhet e pamohueshme: COVID erdhi nga një laborator kinez

Muhamet Ramadani

Izraeli akuzohet për 738 shkelje të armëpushimit në Gaza

Muhamet Ramadani

Lista Serbe bën thirrje për bojkotim të zgjedhjeve në veri

Muhamet Ramadani