RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ambasada e SHBA-së në Kuds ndalon punonjësit e saj të udhëtojnë jashtë qyteteve të mëdha në Izrael

ambasada-e-shba-se-ne-kuds-ndalon-punonjesit-e-saj-te-udhetojne-jashte-qyteteve-te-medha-ne-izrael

Ambasada e SHBA-së në Kuds ka ndaluar që punonjësit e saj dhe familjet e tyre të udhëtojnë jashtë qyteteve të mëdha në Izrael për shkak të situatës aktuale në rajon, transmeton Anadolu.

“Në aspektin e kujdesit të jashtëzakonshëm, punonjësve të qeverisë (ambasadës) së SHBA-së dhe familjarëve të tyre u ndalohet të udhëtojnë jashtë qyteteve si Tel Aviv, Kuds dhe Beersheba deri në një njoftim të dytë”, thuhet në një deklaratë me shkrim nga ambasada.

“Punonjësve të ambasadës së SHBA-së u lejohet të kalojnë mes këtyre tre qyteteve për udhëtimet e tyre personale. Në përgjigje të ngjarjeve të fundit të sigurisë dhe pa njoftim paraprak, ambasada e SHBA-së mund të kufizojë ose ndalojë punonjësit e qeverisë amerikane”, thuhet në deklaratë.

Më 1 prill Izraeli kreu sulm ajror ndaj ndërtesës së konsullatës në kampusin e ambasadës së Iranit në Damask. Në sulm humbën jetën 7 persona, përfshirë 2 gjeneralë nga Garda Revolucionare e Iranit. Po ashtu në sulm humbën jetën 6 shtetas sirianë.

Related posts

Video tregon qindra palestinezë të ndaluar dhe të zhveshur në stadiumin e Gazës

admin

Greqia po përgatitet për zgjedhjet e përgjithshme të së dielës

rezart morina

Xhaçka: Sulmet e dhunshme të paprovokuara kundër KFOR-it dhe shtypit, të papranueshme

admin