RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Greqia po përgatitet për zgjedhjet e përgjithshme të së dielës

greqia-po-pergatitet-per-zgjedhjet-e-pergjithshme-te-se-dieles

Të dielën, 21 maj, në Greqi do të mbahet zgjedhjet e përgjithshme në sfondin e rritjes së kostove të jetesës që ka prekur miliona familje greke, raporton Anadolu.

Në këto zgjedhje do të garojnë 36 parti dhe koalicione elektorale për gjithsej 300 vende në parlamentin grek.

Megjithatë, sondazhet tregojnë se vetëm gjashtë parti politike do të kalojnë pragun e zgjedhjeve prej 3 për qind dhe do të jenë pjesë e parlamentit grek.

Prej tyre, partia e qendrës së djathtë, Demokracia e Re (ND), e udhëhequr nga kryeministri aktual, Kyriakos Mitsotakis, konsiderohet si partia e preferuar nga shumë sondazhe.

Partia më e madhe opozita me prirje sociale, SYRIZA-PS, e drejtuar nga Alexis Tsipras, pason në sondazhe dhe pritet të jetë partia e dytë më e madhe në vend.

Partia social-demokrate PASOK-KINAL, e udhëhequr nga Nikos Androulakis, pritet të dalë si partia e tretë më e madhe dhe partia e mundshme “mbretërbërëse” nëse rezultatet e zgjedhjeve diktojnë një qeveri koalicioni.

Gjithashtu edhe partia populiste e së djathtës ekstreme, Zgjidhja Greke, e udhëhequr nga Kyriakos Velopoulos, pritet të fitojë vende në parlament.

Partia me prirje socialiste MeRA25, e udhëhequr nga ish-ministri i Financave, Yanis Varoufakis, gjithashtu pritet të depërtojë në parlament.

Edhe një nga partitë komuniste më të vjetra dhe më të forta në Evropë, Partia Komuniste Greke (KKE), e udhëhequr nga Dimitris Koutsoumpas, pritet të përfaqësohet në parlamentin e vendit në mandatin e ardhshëm legjislativ.

Sipas ligjit zgjedhor të Greqisë, 288 nga 300 vendet e parlamentit zgjidhen nga zonat zgjedhore, ndërsa 12 vendet e mbetura zgjidhen në nivel kombëtar përmes përfaqësimit proporcional të listave partiake. Për të formuar një qeveri nevojitet të paktën 151 vende në parlament.

Shifrat e fundit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Greqisë tregojnë se numri i përgjithshëm i votuesve në vend është mbi 9.8 milionë.

Po ashtu rreth 23 mijë emigrantë grekë që jetojnë në 69 vende të ndryshme kanë aplikuar për të shfrytëzuar të drejtën e tyre të votës për zgjedhjet.

Related posts

Kushi: Sfidë, largimi i të rinjve nga vendi

admin

Kovaçevski: Me Serbinë jemi shumë afër marrëveshjes për gazin natyror

admin

“Turist” në UÇK, Remi i kundërpërgjigjet Haradinajt

admin