RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Ambasadori amerikan i jep përkrahje të fuqishme FSK-së

ambasadori-amerikan-i-jep-perkrahje-te-fuqishme-fsk-se

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se e mbështesin Forcën e Sigurisë së Kosovës derisa kalon në një forcë mbrojtëse territoriale multi-etnike, profesionale dhe e ndërveprueshme me NATO-n.

Ambasadori amerikan ka shkruar në Twitter derisa ka njoftuar se e ka pritur në takim pjesëtarin e FSK-së, Ylli Dalladaku, i cili ka diplomuar në akademinë “West Point” në ShBA.

Kjo akademi është prej më prestigjiozeve në botë sa i përket shkollimeve ushtarake.

“Ishte kënaqësi të takoja të diplomuarin në akademinë ushtarake ‘West Point’, Ylli Dalladaku, i pari nga FSK në njërin nga trajnimet më rigoroze të ushtrisë amerikane. Ne e mbështesim FSK-në teksa ajo kalon në një forcë mbrojtëse territoriale multi-etnike, profesionale, të ndërveprueshme nga NATO”, ka ambasadori amerikan.

Related posts

Qyteti belg vendos ndalim të konsumimit të alkoolit gjatë ditës në qendër të qytetit

Irfan Jahiu

“Po ju vëzhgojmë të gjithëve…”

Muhamet Ramadani

3 të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza dhe Khan Younis

Irfan Jahiu