Ambasadori i Gjermanisë, Jorn Rohde është shprehur shumë i shqetësuar me faktin që Lista Serbe sërish nuk e ka dënuar aktin e djegies së veturave të cilat kishin targa RKS.
Duke pyetur pse po ndodh një gjë e tillë, Rohde ka shtuar se të gjithë duhet të jenë të bashkuar në dënimin e kësaj praktike.
“Pse? Shumë shqetësues fakti që Lista Serbe sërish nuk i ka dënuar zjarrvëniet në automjetet e qytetarëve. Të gjithë duhet të jenë të bashkuar në dënimin e kësaj praktike”, ka shkruar Rohde.