RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Ambasadori i Shqipërisë në OKB-së: Gërvallës iu mohua fjalimi në gjuhën shqipe

ambasadori-i-shqiperise-ne-okb-se:-gervalles-iu-mohua-fjalimi-ne-gjuhen-shqipe

Ambasadori i Shqipërisë në OKB, Ferit Hoxha, ka thënë se ministres së Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, iu mohua t’i adresohej Këshillit të Sigurimit në gjuhën shqipe.

Hoxha tha se delegacioni i Kosovës ka bërë kërkesë me shkrim që të adresohej në gjuhën shqipe, dhe se me shkrim kërkesa është refuzuar nga Presidenca.

“Duhet qartësuar disa gjëra se i përket çështjes së gjuhës në Këshill e në këtë takim. Dy anëtarë të Këshillit mbështetën kërkesën formale të bërë nga Kosova për të folur në gjuhën që zgjedhin. Siç e dimë rregulli 44 flet për përfaqësuesin që të jetë në gjendje të mbajë fjalim në gjuhë tjetër nga ato që njihen në Këshill, e të ofrohet përkthim në një nga ato gjuhë. Kjo kërkesë është dorëzuar te gjitha shërbimet e caktuara, është dorëzuar me shkrim. Rusia, që e ka Presidencën, kundërshtoi po ashtu me shkrim. Ne nuk ishim të kënaqur sigurisht dhe mendojmë se Presidenca nuk u tregua paanshme në rolin e saj, por në mënyrë që të mos vihet Këshilli në pozitë të vështirë ne shkuam siç vendosi Presidenca, ndonëse shkon kundër rregullave”, tha Hoxha, transmeton RTV21.

Hoxha ka thënë se ka pasur raste shumë herë vitet e kaluara ku nga përfaqësuesit e delegacioneve u kërkua të flisnin në Këshill në gjuhën amtare të tyre.

“Të thuani tash se është dashur të insistoni, edhe pse nuk e di se sa herë duhet të insistohet, është çmenduri. Ne falënderojmë zv. kryeministren e Kosovës, znj. Gërvalla-Schwarz, për mirëkuptimin dhe respektin që tregoi ndaj Këshillit, duke mos e futur në pozitë të vështirë për të votuar për një çështje të tillë. Kjo është e vërteta e vetme”, tha Hoxha.

Ndryshe, ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, në mbledhjen e sotme të KS të OKB, tha që Serbia kurrë nuk do ta njohë Kosovën.

I befasuar me këtë deklaratë ka mbetur përfaqësuesi i Shqipërisë, Ferit Hoxha, pasi sipas tij, një ndër nenet e Marrëveshjes së Brukselit është që Serbia nuk do ta pengojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

“Sa i përket marrëveshjes Kosovë-Serbi, unë e di që janë dakorduar që të zhvillojnë marrëdhënie të mira fqinjësore, palët të njohin dokumentet dhe targat e njëra tjetrës, që asnjëra nga to të përfaqësojë tjetrën në arenën ndërkombëtare dhe që Serbia të mos pengojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare. Andaj mbeta i befasuar ta dëgjoj ministrin Ivica Daçiq që të thotë që kundërshtojnë anëtarësimin e Kosovës në OKB. Edhe pse ai vetë i bënte thirrje Kosovës që t’i përmbahej Marrëveshjes së Ohrit”- tha ai.

Hoxha përmendi siç i quajti ai hapat dhe momentet historike të Kosovës – votimin për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës dhe aplikimin në Këshillin e Evropës. Ai tha se pret që edhe Serbia edhe Kosova të zbatojnë marrëveshjet.

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka thënë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së se ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq është përgjegjës për krime lufte të kryera në Kosovë.

Gërvalla tha se “Serbia nuk ka nxjerrë mësime nga historia. Ata që janë përgjegjës për gjenocidin janë ende në krye të qeverisë serbe”.

Related posts

Malajzia përballet me ‘parlamentin e varur’ për herë të parë në histori

admin

Partia Laburiste, fituese e zgjedhjeve lokale në Angli

rezart morina

IKSHPK bën apel të vlohet uji për pije: Masë e domosdoshme për të parandaluar shpërthime epidemike

admin