RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Shefi i diplomacisë turke dhe ai i NATO-s diskutojnë ringjalljen e marrëveshjes së drithërave të Detit të Zi

shefi-i-diplomacise-turke-dhe-ai-i-nato-s-diskutojne-ringjalljen-e-marreveshjes-se-dritherave-te-detit-te-zi

Ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Hakan Fidan dhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në një bisedë telefonike kanë diskutuar për ringjalljen e marrëveshjes së drithërave të Detit të Zi, raporton Anadolu.

Sipas burimeve diplomatike, Fidan dhe Stoltenberg po ashtu shkëmbyen mendime mbi zhvillimet e fundit në Ukrainë dhe përpjekjen e Suedisë për t’u anëtarësuar në NATO.

Biseda telefonike erdhi një ditë pasi presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, u takua me homologun e tij rus, Vladimir Putin, në qytetin bregdetar rus Sochi. Rivendosja e marrëveshjes së drithërave e vitit 2022, që ndihmoi në lehtësimin e krizës globale të ushqimit, ishte në krye të agjendës së takimit.

Në muajin korrik, Moska pezulloi pjesëmarrjen e saj në marrëveshjen e ndërmjetësuar nga Turqia dhe Kombet e Bashkuara (OKB), e cila kishte për qëllim rifillimin e eksporteve të drithërave nga tre portet ukrainase të Detit të Zi, që u ndaluan pas fillimit të luftës në Ukrainë.

Moska është ankuar se Perëndimi ka dështuar në përmbushjen e detyrimeve të veta për eksportet e drithërave ruse dhe se nuk dërgohet mjaftueshëm drithëra ukrainase në vendet në nevojë.

Turqia thotë se marrëveshje duhet të rifillojë duke adresuar mangësitë dhe se nuk ka alternativë pasi propozimet e tjera kanë dështuar të ofrojnë një model “të qëndrueshëm dhe të sigurt”.

Related posts

Zelenskyy: Trupat ukrainase u larguan nga qyteti lindor i sulmuar për të shmangur humbjet

rezart morina

Mjekët pa Kufij: Vetoja e SHBA-së ishte në kontrast të fortë me vlerat që pretendon se i përkrah

admin

Kievi: Nuk ka kuptim të zhvillohen bisedime me Putinin tani

admin