RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Amerika reagon për marrëveshjen për rrymën, i drejtohet me kërkesë Kosovës e Serbisë

amerika-reagon-per-marreveshjen-per-rrymen,-i-drejtohet-me-kerkese-kosoves-e-serbise

Ambasada e Amerikës ka reaguar në lidhje me marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë në lidhje me energjinë elektrike në veri.

Me anë të një komunikate për media, kjo ambasadë ka thënë se marrëveshja në fjalë është dëshmi se kur angazhim me kreativitet dhe fleksibilitet, përfitojnë qytetarët nga të dy vendet, shkruan lajmi.net.

“SHBA u kërkon të dyja vendeve që të vazhdojnë të ndërtojnë këtë sukses përmes angazhimit urgjent dhe të hapur në Dialogun e lehtësuar nga BE”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga SHBA.

Reagimi i plotë:

Marrëveshja e sotme e udhërrëfyesit për energjinë është dëshmi se kur Kosova dhe Serbia angazhohen me kreativitet dhe fleksibilitet, qytetarët në të dy vendet përfitojnë. SHBA u kërkon të dyja vendeve që të vazhdojnë të ndërtojnë këtë sukses përmes angazhimit urgjent dhe të hapur në Dialogun e lehtësuar nga BE.

Related posts

SBASHK-u: Shkresa e Avokatit të popullit nuk solli asgjë të re, greva vazhdon

admin

SHBA paralajmëroi Rusinë për sulmin me 140 viktima në Moskë, analiza e DW: Pse shërbimet sekrete ndajnë informacione mes tyre?

admin

Presidenti sirian al-Sharaa takon të dërguarin amerikan Tom Barrack në Damask

Muhamet Ramadani