RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe BotëShëndetësi

Amerikanët i thonë ‘JO’ duhanit

amerikanet-i-thone-‘jo’-duhanit

Pirja e duhanit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka shënuar nivelin më të ulët të të gjitha kohërave. Sipas të dhënave të sondazhit të qeverisë të publikuar më datë 27 prill, niveli rasteve të pirjes së duhanit në SHBA ka pësuar rënie, krahasuar me një vit më parë. Të dhënat e sondazhit saktësojnë se 1 në 9 të rritur janë duhanpirës aktualë. Ndërkohë, përdorimi i cigareve elektronike u rrit, në rreth 1 në 17 të rritur.

Gjetjet paraprake nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve bazohen në përgjigjet e anketës nga më shumë se 27,000 të rritur. Pirja e duhanit është një faktor rreziku për kancerin e mushkërive, sëmundjet e zemrës dhe goditjen në tru, dhe është konsideruar prej kohësh shkaku kryesor i vdekjeve të parandalueshme.

Në mesin e viteve 1960, 42 për qind e të rriturve në SHBA ishin duhanpirës. Norma ka rënë gradualisht për dekada, për shkak të taksave të cigareve, rritjes së çmimit të produkteve të duhanit, shkruajnë mediat e huaja.

Vitin e kaluar, përqindja e duhanpirësve të rritur ra në rreth 11 përqind, nga rreth 12.5 përqind në 2020 dhe 2021. Gjetjet e anketës ndonjëherë rishikohen pas analizave të mëtejshme dhe CDC pritet të publikojë së shpejti të dhënat përfundimtare të 2021-ës.

Sipas të dhënave të sondazhit, përdorimi i cigareve elektronike u rrit në gati 6 për qind vitin e kaluar, nga rreth 4.5 për qind një vit më parë. Sipas Shoqatës Amerikane të Zemrës, varësia nga nikotina ka implikimet e veta shëndetësore, duke përfshirë rrezikun e presionit të lartë të gjakut dhe një ngushtim të arterieve.

“Mendoj se duhani do të vazhdojë të zvogëlohet, por nëse prevalenca e varësisë nga nikotina do të bjerë, duke pasur parasysh rritjen e produkteve elektronike, nuk është e qartë,” tha Samet, i cili ka qenë një autor kontribuues në raportet e Kirurgëve të Përgjithshëm të SHBA-ve mbi duhanin.

Normat e pirjes së duhanit janë pothuajse të kundërta për adoleshentët. Sipas të dhënave të tjera të CDC, vetëm rreth 2 përqind e nxënësve të shkollave të mesme pinin cigare tradicionale vitin e kaluar, por rreth 14 përqind përdornin cigare elektronike.

Related posts

Tunizia bën thirrje në OKB për ndalimin e shkeljeve të Izraelit kundrejt palestinezëve

rezart morina

SHBA e shpall organizatë kriminale Grupin Wagner

admin

Ekipi i CNN dokumenton keqtrajtimin e të arrestuarve palestinezë nga Izraeli

rezart morina