RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Macron nënshkruan protokollin për anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO

macron-nenshkruan-protokollin-per-anetaresimin-e-suedise-dhe-finlandes-ne-nato

Presidenti francez, Emmanuel Macron nënshkroi protokollin e ratifikimit për anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO, njoftoi pallati Elysee.

Më herët, parlamenti francez kishte miratuar pranimin e dy vendeve nordike në aleancën e mbrojtjes.

Suedia dhe Finlanda kanë qenë partnerë të NATO-s për një kohë të gjatë, por qëndruan larg anëtarësimit të plotë për dekada.

Pas pushtimit rus të Ukrainës në shkurt, ata ndryshuan kurs.

Përpara se protokollet e anëtarësimit të hyjnë në fuqi, ato duhet të ratifikohen nga të 30 vendet anëtare të NATO-s. /panorama

Related posts

Farmacisti që bënte snajperistin në kohën e lirë…

Muhamet Ramadani

SHBA-ja i kërkon Serbisë shpjegim se çka firmosi me Rusinë

admin

Muja: Është konstatuar se qumështorja “Vita” ka importuar afërsisht 1 milion kg vaj të palmës

admin