Një 35-vjeçar është liruar nga burgu 19 vjet pasi ishte dënuar për vrasjen që nuk e kishte kryer.
Gjykata në Minneapolis e ka shpallur të pafajshëm Marvin Haynes që si 16-vjeçar ishte shpallur fajtor për vrasjen e një personi.
Gjykata ka deklaruar se provat e dëshmitarëve nuk ishin të besueshme.
Haynes është liruar nga burgu menjëherë pas vendimit të gjykatës.
Ai ka thënë se do të bëjë përpjekje që ta kthejë jetën e tij dhe u është falënderuar të gjithë atyre që njohën pafajësinë e tij.
Gjykata ka deklaruar se është pajtuar me mbrojtjen se provat nuk ishin bindëse dhe se shkelën të drejtat kushtetuese të të dënuarit gjatë procesit gjyqësor të vitit 2005 për vrasjen e Randy Sherer.
Mbrojtja e tij e ka cilësuar si padrejtësi të tmerrshme për shkak se pothuajse i gjithë procesi gjyqësor ishte varur nga dëshmitarët, sepse nuk kishte asnjë provë forenzike, siç janë gjurmët e gishtërinjve dhe ADN-ja.
Gjykata ka thënë se në mungesë të këtyre provave, dëshmitë e dëshmitarëve nuk janë të mjaftueshme në rastin e Hayenes. /koha