RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Amoralët! Pse është e frikshme kjo konsideratë izraelite për Ramën…

amoralet!-pse-eshte-e-frikshme-kjo-konsiderate-izraelite-per-ramen…

Duhet të jesh tërësisht në shërbim të shtetit gjakatar sionist për të marrë të tilla vlerësime, të pështira, sigurisht

Janë të frikshme konsideratat e ministrit të Jashtëm izraelit për Edi Ramën, jo se thjesht janë të padurueshme në amoralitetin e tyre, por se tregojnë se ky njeri, kryeministri ynë, është në fakt kokë e këmbë njeriu i tyre, i Izraelit. Se nga ky shtet as për liderë amerikanë që kanë qenë në shërbim të plotë ndaj tyre, siç Trump fjala vjen, nuk janë thënë të tilla fjalë.

“Pata kënaqësinë të takohesha sot në Tiranë me Kryeministrin e Shqipërisë @ediramaal.

Kryeministri Rama e ka udhëhequr vazhdimisht Shqipërinë për 13 vjet dhe, sipas mendimit tim, është një nga udhëheqësit më të shquar dhe më të vlerësuar në botë sot.

Ai është një zë i qartë dhe i guximshëm në skenën ndërkombëtare. Ai është gjithashtu një mik i palëkundur i Izraelit, i cili ka qëndruar pranë nesh në kohë sfiduese.

Ne e vlerësojmë shumë angazhimin e tij ndaj sigurisë së Izraelit dhe qëndrimin e tij të vendosur kundër antisemitizmit dhe terrorit.

Ky ishte një bisedë e thellë rreth avancimit të marrëdhënieve midis vendeve tona, si dhe rreth situatës në Lindjen e Mesme dhe Ballkanin Perëndimor.

Faleminderit, Edi, për miqësinë tuaj të vërtetë dhe për miqësinë e thellë të Shqipërisë me Izraelin!”, shkruhet në postimin e ndarë nga Sa’ar.

Dhe të marrësh të tilla vlerësime nga njerëzit më të pashpirt e më të pamoralë në botë, do të thotë t’u kesh bërë shumë shërbime dhe t’u kesh premtuar shumëçcka.

Zoti e ruajt Shqipërinë nga njeriu që e qëverisë…si mos më keq, deri në tradhëti kombëtare. /tesheshi

Related posts

Shqipëria notë verbale ndaj Britanisë së Madhe mbi deklaratat për shqiptarët të ministrit britanik

admin

Ramazani në Emirate: Punonjësit e sektorit privat do të punojnë dy orë më pak

admin

Zelensky: Gati të takohem me Putinin, por nuk do të lëshojmë territor

admin