RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Anëtari i Presidencës së BeH-së kërkon shkarkimin e Dodikut para se të shkaktojë konflikt

anetari-i-presidences-se-beh-se-kerkon-shkarkimin-e-dodikut-para-se-te-shkaktoje-konflikt

Anëtari i Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës (BeH), Denis Beqiroviq u takua me Sekretarin e Punëve të Jashtme të Komonuelthit dhe Zhvillimit, James Cleverley dhe i dërguar special i kryeministrit të Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, rreth lëvizjeve të autoriteteve të entitetit të BeH-së Republikës Sërpska (RS), të cilat kërcënojnë Marrëveshjen e Paqes të Dejtonit dhe rendin kushtetues të BeH-së, raporton Anadolu.

Beqiroviq vuri në dukje rrezikun e destabilizimit të BeH-së dhe rajonit për shkak të aktiviteteve të rrezikshme anti-Dajton të autoriteteve të RS, njoftoi zyra e tij.

Anëtari i Presidencës së BeH-së tha se kanë dalë të sakta konstatimet se politika e entitetit të RS-së para së gjithash është problem sigurie dhe jo problem politik dhe bëri thirrje për shkarkimin e presidentit të entitetit RS të BeH-së, Milorad Dodik, përpara se të shkaktojë destabilizimin e vendit dhe rajonit.

“Më mirë është të largohet Dodik sesa të lejohet që politika e tij të kërcënojë në mënyrë ekzistenciale qytetarët dhe popujt e BeH-së”, tha Beqiroviq, duke shtuar se është jashtëzakonisht e rëndësishme që një superfuqi botërore si Britania të qëndrojë me vendosmëri pranë BeH-së dhe qytetarëve saj.

Cleverly tha se interesi i Britanisë është ruajtja e paqes dhe respektimi i Marrëveshjes së Dejtonit. Ai shtoi se angazhimi i Britanisë për forcat demokratike dhe të ardhmes së BeH-së është i padiskutueshëm dhe se vendi i tij do të ndërmarrë hapa shtesë në drejtim të stabilizimit të situatës në këtë pjesë të Evropës.

Në njoftim thuhet se Stuart Peach potencoi se Britania si dëshmitare e Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit, është aleate e BeH-së dhe njoftoi se Britania do të vazhdojë të mbështesë ruajtjen e pavarësisë, sovranitetit dhe integritetit territorial të BeH-së. Ai shtoi se Britania mbështet rrugën euro-atlantike të BeH-së dhe forcimin e bashkëpunimit institucional.

Beqiroviq shprehu mirënjohjen e tij për angazhimin e vazhdueshëm të qeverisë britanike në BeH dhe programet e ndihmës për reformat ekonomike, forcimin e demokracisë dhe reformat e sundimit të ligjit.

Gjatë bisedës u theksua se Britania do të vazhdojë të ofrojë mbështetje të fuqishme edhe në të ardhmen për të forcuar sigurinë dhe për të garantuar zhvillimin demokratik të vendit.

Related posts

Irakianët të pashpresë, nuk shohin të ardhme në Irak – VIDEO

admin

Indi, i nxehti përvëlues shkakton 46 të vdekur

rezart morina

Ramazani fillon nesër: Myftiu Tërrnava uron besimtarët

rezart morina