RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Irakianët të pashpresë, nuk shohin të ardhme në Irak – VIDEO

irakianet-te-pashprese,-nuk-shohin-te-ardhme-ne-irak-–-video

Njëzetë vjet pas pushtimit të Irakut nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bagdadi është vend krejt tjetër.

Valët e dhunës sektariane dhe sulmet me bomba që shkatërruan kryeqytetin e Irakut janë ndalur.

Në vend të kësaj, metropolisi po lulëzon, prej kënaqësisë së lundrimit në lumin Tigër, restorantet dhe njerëzit që po shëtisin nëpër parqet e gjelbëruara.

Mirëpo vendi nuk ka lëvizur në zhvillim për shkak të politikës përçarëse, korrupsionit të madh dhe varfërisë së thellë, ani pse shteti fle mbi naftë.

20 vjet pas luftës së rrëzimit të diktaturës së Saddam Husseinit, shumë irakianë janë të pakënaqur dhe të pashpresë për mënyrën se si janë zhvilluar gjërat në shtetin e tyre.

“Pas rënies së regjimit supozuam se Iraku hoqi qafesh tiranin Saddam Hussein dhe se shteti do të merrte formë më të mirë. Por tani ka një tjetër tragjedi. Saddami ka shkuar, por tani kemi 20 ose 1 mijë Saddamë të tjerë”.

Iraku në dukje është shtet demokratik dhe me shoqëri shumë më të lirë sesa në regjimin policor të prirë nga Saddam Husseini. Irakianët vazhdojnë t’i fajësojnë amerikanët për gjendjen aktuale të shtetit.

“Amerikanët erdhën dhe na thanë se do të na jepnin gjithçka që na duhej. Ushqim, do të na shtronin rrugët, do të ndreqnin sistemin dhe rrymën elektrike. Asgjë prej këtyre nuk ndodhi. Erdhën, shkatërruan shtetin, vodhën pasurinë e Irakut dhe ikën”.

Megjithatë, fraksionet e saj politike, shpesh në mosmarrëveshje me njëra-tjetrën dhe të lidhura me një fuqi rajonale apo një tjetër, nuk janë në gjendje as t’i mbajnë dritat ndezur, duke e lënë Irakun si të vetmin shtet me naftë në rajon me nivele të ulëta zhvillimi.

Protestat që kërkonin shërbime më të mira publike dhe mundësi ekonomike në vitin 2019 u shtypën dhunshëm nga forcat e sigurisë dhe milicët e lidhur me fraksionet e partisë, të cilët vranë qindra demonstrues.

“Kam besim në rininë që u prinë ideve. Të rinjtë janë ata që i prinë revolucionit. Ata kanë qenë prova më e mirë e protestave që kanë ndodhur në vitin 2019. Kam parë rini që u prinë protestave. Ata na kanë dhënë shpresë”.

Irakianët ende shpresojnë për shtet më të mirë, nëse në asgjë tjetër, këtë e shpresë e mbajnë gjallë me protesta. /koha

Related posts

Escobar mbërrin në Qeveri, zhvillon takim me Kurtin

admin6

Finlanda hap poligone të reja qitjeje për të forcuar mbrojtjen kombëtare

admin

E konfirmon Borrell: Kurti dhe Vuçiq takohen me 14 shtator

rezart morina