Ministri i imigracionit britanik Robert Jenrick, në një intervistë të dhënë për mediat vendase është shprehur se qindra emigrantë janë kthyer deri më tani në Shqipëri në bazë të marrëveshjes së arritur para pak kohësh mes dy vendeve.
Sipas shifrave zyrtare vetëm vitin e kaluar, hynë në territorin britanik me gomone 12 mijë shqiptarë. Jenrick në një intervistë për Skyneës, u shpreh se qindra ishin planifikuar të nisen sërish, ndërkohë që ka evidentuar se shumë persona janë ende të akorduar në hotele në pritje të nisjes apo edhe janë arratisur.
Ndër të tjera ai është përegjigjur pyetjes nëse mes të kthyerve janë edhe persona me precedentë kriminalë apo vetëm qytetarë të thjeshtë, ministri britanik u përgjigj vetëm me “Janë qindra prej tyre”.
Ndërkohë në prill qeveria britanike njoftoi se mbi 1000 shtetas shqiptarë janë kthyer në vendlindje që nga dhjetori, shifër kjo që përfshin azilkërkuesit të cilëve iu është refuzuar kërkesa, emigrantët e paligjshëm dhe kthimet vullnetare.
Sipas ministrit britanik, marrëveshja e arritur mes dy vendeve ishte shumë e mirë, për sa kohë mijëra emigrantë të paligjshëm shqiptarë po kthehen në shtëpi dhe numri i emigrantëve të paligjshëm nga Shqipëria është ulur ndjeshëm.
Në dhjetor të vitit të kaluar, kryeministri Rishi Sunak dhe Edi Rama, ranë dakord të “rrisin bashkëpunimin në tre fusha çështjet e sigurisë dhe punët e brendshme (me fokusin kryesor në luftën kundër krimit të organizuar dhe imigracionit të paligjshëm); rritja e investimeve; inovacioni, rinia dhe arsimi”.
Kjo përfshinte ngritjen e një task force të përbashkët migracioni midis dy vendeve për menaxhimin e emigrimit të paligjshëm të shtetasve shqiptarë në Britani.
Sipas Jenrick më parë kishte deklaruar se emigrantët e paligjshëm shqiptarë duhet të përjashtoheshin nga e drejta për të kërkuar azil në Britani.
Gjithashtu ai vlerësoi edhe marrëveshjen e arritur me Francën për vëzhgimin e kanalit të Suezit, pasi tha se ka ndaluar një numër tepër të lartë kalimesh, referuar me periudhën e mëparshme, duke llogaritur që numri i personave që nuk janë lejuar të hyjnë në territor, është 33 mijë. /abcnews