Një anije e dytë e Marinës së Pakistanit u nis sot me 500 tonë ndihma për të prekurit nga tërmetet e 6 shkurtit në Turqi dhe Siri, transmeton Anadolu.
Anija PNS Moawin, e cila u nis nga qyteti port jugor i Pakistanit, Karaçi, mban 2.600 tenda dimërore dhe 38.000 batanije për Turqinë dhe 22.000 batanije, pako racionesh dhe gjeneratorë për Sirinë, tha në një deklaratë Autoriteti Kombëtar i Menaxhimit të Fatkeqësive (NDMA).
Anija është planifikuar të mbërrijë në portin turk të Mersinit më 23 mars dhe në Siri më 30 mars.
Kryetari i NDMA-së, Llejtnant Gjeneral Haider Malik, konsulli i përgjithshëm turk në Karaçi, Cemal Sangu, dhe komandanti i flotës pakistaneze, Kundëradmiral Faisal Abbasi, e ndoqën anijen në një ceremoni të thjeshtë në portin e Karaçit.
Sangu falënderoi qeverinë dhe popullin pakistanez për mbështetjen e vazhdueshme ndaj viktimave të tërmeteve në Turqi, duke theksuar se të dy kombet kanë qëndruar gjithmonë së bashku në kohë të vështira.
Anija e parë e marinës pakistaneze me 1.000 tonë mallra ndihmash u nis për në Türkiye më 28 shkurt.