Anija e parë e ngarkuar me grurë, që u nis nga porti ukrainas Odessa për në Liban në kuadër të marrëveshjes për zhbllokimin e eksporteve bujqësore të Ukrainës, ka mbërritur në hyrjen e ngushticës së Stmbollit në Detin e Zi, raporton Anadolu Agency (AA).
Anija e mallrave ‘Razoni’ me flamurin e Sierra Leone, e ngarkuar me misër, u nis nga porti ukrainas Odessa të hënën. Ministria e Mbrojtjes e Turqisë njoftoi se anija mbërriti në “hyrje të ngushticës së Stambollit nga Deti i Zi dhe u ankorua në vendin e caktuar”.
Ministria turke njoftoi se inspektimi i përbashkët i anijes, që u nis të hënën me mbi 26.500 tonë misër, do të fillojë sot në mëngjes.
Pas inspektimeve në Istanbul, anija e mallrave ‘Razoni’ do të vazhdojë të lundrojë për në portin e Tripolit.
Turqia, Kombet e Bashkuara (OKB), Rusia dhe Ukraina nënshkruan një marrëveshje historike më 22 korrik për të rihapur tre porte ukrainase, Odessa, Chernomorsk dhe Yuzhny, për grurin e bllokuar për muaj të tërë për shkak të luftës së vazhdueshme Rusi-Ukrainë.
Për të mbikëqyrur eksportet e grurit ukrainas, një qendër e përbashkët koordinimi në Stamboll u themelua të mërkurën e kaluar, e përbërë nga përfaqësues nga Turqia, OKB-ja, Rusia dhe Ukraina, për të mundësuar transportin e sigurt nga anijet tregtare të mallrave komerciale ushqimore dhe plehrave tregtare nga tre portet kyçe të Ukrainës në Detin e Zi. /aa
(VIDEO) 1st ship carrying Ukrainian grain
Sierra Leone-flagged cargo ship Razoni anchored at Rumeli Feneri, Istanbul
Following inspections in Istanbul, ship will continue to sail for the port of Tripoli, Lebanon https://t.co/NU2ftIHcU2 pic.twitter.com/RoLizQocii
— ANADOLU AGENCY (@anadoluagency) August 2, 2022