RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Anija e tretë e Gjysmëhënës së Kuqe Turke me ndihma humanitare niset për në Gaza

anija-e-trete-e-gjysmehenes-se-kuqe-turke-me-ndihma-humanitare-niset-per-ne-gaza

Një anije e tretë me mbi 1.500 ton ndihma humanitare të përgatitura nën udhëheqjen e Gjysmëhënës së Kuqe Turke u nis sot për në Rripin e Gazës nga Turqia jugore, raporton Anadolu.

Ndihma, duke përfshirë gjashtë ambulanca, sisteme të pastrimit të ujit, pako ushqimore dhe higjienike, ujë të pijshëm, tenda, batanije, pelena, ilaçe dhe pajisje mjekësore, të ofruara në bashkëpunim me donatorët dhe organizatat joqeveritare, u ngarkua në anijen “Nina M”.

Gjatë nisjes nga porti ndërkombëtar i Mersinit në Turqi, zëvendëskryetari i Gjysmëhënës së Kuqe Turke, Yusuf Ramazan Saygılı, dënoi tragjedinë njerëzore në Gaza, duke përmendur agresionin e vazhdueshëm të Izraelit që ka vrarë rreth 25.000 civilë që nga fillimi i konfliktit më 7 tetor, pas një sulmi të papritur nga grupi palestinez Hamas.

Duke thënë se ata kanë qenë në terren për Gazën që nga dita e parë, Saygılı deklaroi: “Ka shumë nevoja në anijen tonë të tretë të ndihmës. Ajo do të arrijë në portin El-Arish të Egjiptit për afërsisht 30 orë. Falënderojmë kombin tonë për donacionet e tyre të vlefshme. Anija mbart mirësi. Ajo është nisur në një lundrim për të ndezur një llambë në zemrat e banorëve të Gazës”.

Ai shtoi se shpreson që anija “do të jetë një balsam për plagët kudo që të shkojë”.

Şükrü Can, zëvendëssekretari i përgjithshëm i Gjysmëhënës së Kuqe Turke, dhe zyrtarë të tjerë nga grupi i ndihmës morën pjesë gjithashtu në program.

Pasi anija u ngarkua plotësisht me ndihma, ajo u nis për të ndihmuar banorët e Gazës.

Related posts

Rrugët në veri vazhdojnë të jenë të bllokuara, situata aktualisht është e qetë

admin

SHBA: Duhen masa ndaj Rusisë lidhur me armët kimike

admin

Shqipëri, mbahet tubim dhe marshim në mbështetje të Palestinës

admin