RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Anija me ndihma humanitare niset për në Gaza nëpërmjet ishullit të Qipros

anija-me-ndihma-humanitare-niset-per-ne-gaza-nepermjet-ishullit-te-qipros

Anija që transporton produktet ushqimore të dy organizatave ndërkombëtare të ndihmës, po niset për në Gaza për herë të parë nëpërmjet ishullit të Qipros, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë nga llogaria X e organizatës spanjolle të shoqërisë civile “Open Arms”, thuhet se anija mban 200 tonë ndihma ushqimore nga “Open Arms” dhe organizata “World Central Kitchen” me qendër në SHBA.

Teksa anija që do të dërgohet në Gaza, përgatitet për t’u nisur nga porti Larnaka i Administratës Greke të Qipros Jugore, në llogarinë e “Open Arms” thuhet se “Në këtë mënyrë do të hapet korridori detar humanitar për Rripin e Gazës për të cilin shpresojmë se me një detyrë jashtëzakonisht komplekse do të jetë i pari nga shumë misione që do të kenë sukses të lehtësojnë situatën humanitare emergjente me të cilën përballet popullata”.

Gazetat greke kanë shkruar gjithashtu se produkti i ndihmës humanitare është kontrolluar më parë nga autoritetet izraelite dhe se anija pritet të mbërrijë në Gaza pas 2 ditësh.

Related posts

Një tjetër spital në Gaza u godit nga sulmet ajrore izraelite

admin

Gazetari zbulon se si policia suedeze i mundësoi Paludan-it të djegë Kuranin

admin

“Po bëhet një luftë energjetike!”- Paralajmëron ish-shefi i kompanisë shtetërore të naftës në Ukrainë: Nëse Rusia vijon sulmet, do të ketë rritje çmimesh në të gjithë globin

admin