RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe BotëTurqi

Anija ushtarake turke kthehet në spital për të prekurit nga tërmeti

anija-ushtarake-turke-kthehet-ne-spital-per-te-prekurit-nga-termeti

Anija e Forcave të Armatosura Turke, “TCG Bayraktar”, e cila u shndërrua në spital lundrues pas tërmeteve në Kahramanmaraş, po u ofron shërbime të prekurve nga tërmeti, në portin në Hatay ku është ankoruar.

Rreth 60 vullnetarë, 40 prej të cilëve janë personel shëndetësor, të cilët kanë shkuar nga Mugla janë në anijen e cila ka një dhomë emergjencash me 70 shtretër, një njësi intensive me 10 shtretër dhe një sallë operacioni.

3,100 persona janë trajtuar aty dhe 20 operacioni kirurgjike janë kryer, shkroi CNNTurk.

Raportohet se edhe një grua ka lindur aty dhe ka pasur sukses.

Kryemjeku Ethem Acar ka thënë se janë në paqe edhe pse të lodhur, sepse kanë kryer punën e tyre.

“Më 7 shkurt, u nisëm nga deti Marmara për në Hatay. Pas lundrimit 24-orësh arritëm në port. Në këtë rajon ka shumë persona të prekur nga tërmeti. Sapo erdhëm këtu, njerëzit kishin nevoja shëndetësore. Nuk mund të qëndronin në shtëpi, shumica qëndronin jashtë. Kështu ne u munduam edhe t’i trajtojmë plagët e tyre, edhe t’ua plotësojmë nevojat”.

Related posts

Turqia, dëme të drejtpërdrejta prej 25 miliardë dollarësh nga tërmetet

rezart morina

Pendarovski: Zvarritja e integrimit po lëkund besimin në BE

rezart morina

A shkaktojnë punët stresuese sëmundje të zemrës te meshkujt?

rezart morina