RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Anijet luftarake turke do të vizitojnë portet e Qipros Turke

anijet-luftarake-turke-do-te-vizitojne-portet-e-qipros-turke

Në kuadër të festimeve për 19 Majin, Festën e Rinisë, Sportit dhe përkujtimit të Ataturkut, anijet luftarake turke do të kryejnë vizita në portet e Republikës Turke të Qipros Veriore (TRNC), transmeton Anadolu.

Në një deklaratë me shkrim nga zyra për shtyp e Komandës së Forcave të Sigurisë së TRNC-së thuhet se anijet TCG İmbat dhe TCG Bozcaada nga elementët luftarake të Komandës të Forcave Detare Turke do të jenë të hapura për vizitë për qytetarët në TRNC më 19 maj.

Më tej, në deklaratë bëhet e ditur se në programin që do zhvillohet në kuadër të Festës së Rinisë, Sportit dhe përkujtimit të Ataturkut, ditën e premte rreth orës 10.00-17.00 do të mund të vizitohet në portin turistik Girne (Kyrenia) anija luftarake TCG İmbat (P-335), ndërsa korveta TCG Bozcaada (F-500) në portin Gazimağusa (Famagusta).

Related posts

Ministri turk i Transportit: Hekurudha moderne e Hixhazit do të krijojë rrugë alternative për në Hormuz

admin

Presidenti turk Erdoğan bën thirrje që më shumë vende të njohin shtetin e Pa’lestinës

Muhamet Ramadani

Kryediplomatët e Turqisë, Rusisë, Iranit e Sirisë në maj takohen në Moskë

Muhamet Ramadani