RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Për herë të parë çështja e shqiptarëve të Luginës së Preshevës diskutohet në Senatin amerikan

per-here-te-pare-ceshtja-e-shqiptareve-te-lugines-se-presheves-diskutohet-ne-senatin-amerikan

Për herë të parë çështja e shqiptarëve të Luginës së Preshevës është diskutuar në Senatin amerikan.

E pikërisht sot, në seancën dëgjimore mbi angazhimin amerikan në Ballkan, senatori Bob Menendez kërkoi nga administrata amerikane që të angazhohet për çështjen e shqiptarëve të Luginës, e specifikisht për pasivizimin e adresave.

Poashtu senatori Menendez në këtë seancë dëgjimore nënvizoi se pakica shqiptare në Serbi i nënshtrohet diskriminimit të vazhdueshëm nga Serbia.

“Kam dëgjuar se shqiptarët etnik në Luginën e Preshevës i nënshtrohen një diskriminimi të vazhdueshëm. Atyre iu merren lejet e njoftim8it dhe të tillët mbeten pa shtetësi”, ka deklaruar kryetari i Komitetit për Punë të Jashtme të Senatit amerikan, Bob Menendez.

Kisha fatin dhe nderin e veçantë që me 2 mars së bashku me delegacionin nga Lugina të takohem me Kryetarin për politikë të jashtme në Senatin amerikan, senatorin Bob Menendez.

Këshilltarja Politike e Kryeministrit të Republikës së Kosovës për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc ka thënë se kishte fatin dhe nderin e veçantë që me 2 mars së bashku me delegacionin nga Lugina të takohen me Kryetarin për politikë të jashtme në Senatin amerikan, senatorin Bob Menendez./

Related posts

Franca akuzon Rusinë për krime lufte në Ukrainë

admin

Pendarovski fillon vizitën zyrtare në Çeki

admin

Paketë me vlerë 300 milion dollarë, çfarë do të përmbajnë ndihmat e reja ushtarake për Ukrainën?

admin