Ndjenja e ankthit është shumë e përhapur kohët e fundit tek njerëzit, por ekzistojnë disa mënyra natyrale për trajtimin e tij.
Ekspertët kanë hulumtuar se medikamentet nuk janë mënyra e vetme për trajtimin e ankthit por edhe disa opsione natyrale.
Kamomili
Ekspertët thonë se përdorimi i rregullt i kamomilit është i dobishëm për reduktimin e simptomave të çrregullimit të ankthit. Simptomat e ankthit vërehet kur njerëzit shqetësohen për gjërat e përditshme në atë shkallë që shqetësimi ndërhyn në jetën e tyre të përditshme.
Livando
Hulumtimet kanë treguar se gjendja e ankthit përmirësohet pas konsumit ose nuhatjes së livandos. Veçanërisht në rastet pas daljes së operacionit ose marrjes së kimioterapisë. Nga ana tjetër duhet të bëhet kujdes që të mos konsumohet njëkohësisht me medikamente të tjera qetësusesë sepse mund të rrisë përgjumjen.
Omega-3
Omega3 është një acid yndyror që gjendet në ushqimet e detit. Ato kanë një ndikim shumë pozititv në trajtimin e ankthit, pasi rekomandohet shumë edhe për funksionimin e mirë të trurit.
Vitamina B
Hulumtimet tregojnë se njerëzit me ankth kanë një mungesë të theksuar të vitaminës B, B6 dhe B12. Duhet të bëni kujdes dhe të konsultoheni me një mjek përpara përdorimit të tyre.
Lëvizja
Lëvizja sistematike është shumë e dobishme për shëndetin e përgjithshëm, duke përfshirë dhe shëndetin mendor. Ndërsa rekomandohet që njerëzit të bëjnë 150 minuta ushtrime me intensitet të moderuar në javë, hulumtimet tregojnë se ankthi mund të reduktohet përkohësisht menjëherë pas edhe një seance ushtrimesh. Në fakt, vetëm një seancë ushtrimesh aerobike pesë deri në 10 minuta si ecja, çiklizmi ose noti mund të fillojë të ofrojë lehtësim afatshkurtër të simptomave të ankthit.
Meditim
Meditimi është një nga teknikat e shumta të relaksimit, të fokusuara në frymëmarrjen e qëllimshme dhe lidhjen mendje-trup. Duke prodhuar një gjendje të thellë relaksi, studimet sugjerojnë se meditimi mund të ndihmojë në reduktimin e simptomave të ankthit tek njerëzit.
Shprehu
Hedhja e mendimeve tuaja në letër mund ta ndihmojë mendjen tuaj të punojë përmes ndjenjave të ankthit dhe të lehtësojë simptomat e lidhura me to. Sipas një studimi një mujor u zbulua se njerëzit që shkruanin në ditarin e tyre vetëm mendimet pozitive kishin nivelet e ankthit më të ulët se njerëzit që kishin përfshirë dhe ngjarje të mërzitshme.
Magnezi
Magnezi është një mineral që gjendet në ushqime si drithërat, zarzavatet me gjethe dhe qumështi. Besohet se roli i tij në funksionin e trurit mund të ketë një efekt shumë të mirë në uljen e nivelit të ankthit.
Balsam limoni
Balsami i limonit, një barishte në familjen e mentes, është konsideruar prej kohësh se ka veti qetësuese. Ka disa prova që tregojnë se ndikimi i tij pozitiv në ankth dhe humor është i lartë. Për shembull, dy studime të veçanta zbuluan se konsumimi i pijeve të mbushura me balsam limoni kishte një efekt pozitiv kundër ankthit te njerëzit që shëroheshin nga operacioni në zemër dhe djegiet e rënda.