RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Anonymous i heq nga interneti mbi 40 faqe serbe në 72 orët e fundit

anonymous-i-heq-nga-interneti-mbi-40-faqe-serbe-ne-72-oret-e-fundit

Kolektivi Anonymous dhe grupet e tjera të hakerëve kanë nisur sulme kibernetike ndaj uebfaqeve të qeverisë serbe.

Sipas një njoftimi në Twitter, sulmet janë duke u bërë në ‘shkallë të plotë’ si pjesë e fushatës #OpSerbia.

Sipas Twitt-it të fundit të Anonymous, më shumë se 40 uebfaqe serbe janë hequr nga interneti në 72 orët e fundit.

“JUST IN: Kolektivi #Anonymous dhe grupet e tjera të hakerëve kanë nisur sulme kibernetike ‘në shkallë të plotë’ në faqet e internetit të qeverisë serbe, si pjesë e fushatës #OpSerbia. Më shumë se 40 uebfaqe serbe janë hequr në 72 orët e fundit”, thuhet në njoftimin e Anonymous.

Kujtojmë se Anonymous rreth dy javë më parë, ka paralajmëruar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në lidhje me zhvillimet në veri.

“Ne nuk do të qëndrojmë indiferent përballë këtij terrori. Reagimi ynë kolektiv do të jetë i prerë dhe i shpejtë”.

“Nëse nuk i ndaloni veprimet e rrezikshme në Kosovë, populli i Kosovës nuk është pa mbështetje”, thuhej në reagim, transmeton Klankosova.tv.

Related posts

Turqia “pushtohet” nga zjarret, pesë persona humbin jetën, dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur

admin

“Big Bang” ndodhi 20 vite më parë, si u krijua BE dhe sfidat me të cilat përballet! Si do të vazhdohet më tej zgjerimi, shanset për anëtarësimin e Shqipërisë

admin

“I gatshëm për çdo hakmarrje”, ish-shefi i kabinetit të Zelenskyt synon frontin

RTI