RTV AHIRETI
Shëndetësi

Një arsye më shumë për të shmangur puthjet te foshnjet e porsalindura

nje-arsye-me-shume-per-te-shmangur-puthjet-te-foshnjet-e-porsalindura

E vërtetë që askush nuk mund t’u rezistoj; përqafimeve të foshnjeve. Mirëpo, tani ju si prindër duhet të keni parasysh se lejimi i dhurimit të puthjeve për të porsalindurin tuaj mund të jetë një rrezik për shëndetin e tyre.

Sipas CDC, më shumë se gjysma e popullsisë bart versionin e virusit herpes oral. Por, foshnjat nën tre muajshe nuk janë në gjendje të luftojnë një virus të tillë shkruan Verywell Family.

Akademia Amerikane e Pediatrisë (AAP) paralajmëron se herpesi te foshnjet mund të shkaktojë komplikime serioze.

Virusi, në formën HSV-1, mund të kalojë te një foshnjë përmes puthjeve, e që mund të sulmojë mëlçinë, mushkëritë, sistemin nervor qendror, lëkurën, sytë dhe gojën.

Edhe pse ka trajtim, herpesi tek i porsalinduri mund të shkaktojë komplikime të rënda.

Sipas AAP, disa nga shenjat dhe simptomat e herpesit te foshnjat përfshijnë:

-ethe;

-irritim i qepallave ose syve në muajin e parë të jetës;

-humbje e oreksit;

-skuqje.

Related posts

Boronica e kuqe, fruti që ju ndihmon kundër peshës së tepërt

Muhamet Ramadani

Çfarë i ndodh trupit kur anashkalohet mëngjesi? Ekspertët paralajmërojnë për luhatje të sheqerit në gjak

Muhamet Ramadani

Të tjerët nuk kanë vapë, por ju po digjeni? Këto mund të jenë arsyet që fshihen pas kësaj

RTI