RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Anu Prattipati viziton veriun e Kosovës, takohet me kryetarët e komunave me shumicë serbe

anu-prattipati-viziton-veriun-e-kosoves,-takohet-me-kryetaret-e-komunave-me-shumice-serbe

E Ngarkuara me Punë në Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë, Anu Prattipati vizitoi sot veriun e Kosovës dhe u takua me kryetarët e komunave me shumicë serbe dhe përfaqësues të tjerë, njoftoi Ambasada.

“E Ngarkuara me Punë, Anu Prattipati, vizitoi sot veriun e Kosovës, ku u takua me kryetarë komunash serbë të Kosovës dhe këshilltarë opozitarë për të diskutuar situatën aktuale politike dhe sfidat me të cilat përballen komunitetet e tyre”, thuhet në njoftim.

Ambasada e SHBA-së tha se në Zveçan, Prattipati u takua me kryetarin Miloviq “për të diskutuar zhvillimin lokal dhe mundësitë e bashkëpunimit”.

“Ndërsa në Leposaviq, e Ngarkuara me Punë u takua me kryetarin Todiq për të diskutuar zhvillimin ekonomik dhe vizitoi Kantinën Lakiceviq për të dëgjuar nga pronarët e saj mbi rolin që luajnë bizneset në krijimin e vendeve të punës dhe mbështetjen e prosperitetit rajonal”, thuhet në njoftim.

Related posts

Inxhinierja shqiptare që po drejton kompaninë më të madhe në botë të Inteligjencës Artificiale

Muhamet Ramadani

Borrell pas takimit me presidentët e rajonit: Po përgatitemi për valën e ardhshme të zgjerimit

Muhamet Ramadani

Zelensky mbërrin në Mar-a-Lago për bisedime me Trump-in mbi planin e paqes për Ukrainën

admin