RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Anulimi i mbledhjes nga Rama, Qeveria e Kosovës: Takimet bilaterale do të mund të mbaheshin çdo ditë

anulimi-i-mbledhjes-nga-rama,-qeveria-e-kosoves:-takimet-bilaterale-do-te-mund-te-mbaheshin-cdo-dite

Qeveria e Kosovës ka reaguar pas vendimit të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama për anulimin e mbledhjes së përbashkët ndërmjet dy qeverive e paraparë të mbahet të mërkurën në Gjakovë.

Në reagimin e Qeverisë thuhet se në këtë mbledhje do duhej të nënshkruheshin 13 marrëveshje të reja.

“Mbledhjet e përbashkëta janë ndërmarrje të madhe organizative, të cilave u paraprinë një punë e madhe e ministrive për të përgatitur atë ditë. Nesër do të duhej të nënshkruheshin 13 marrëveshje të reja. Ato kishin synim t’i afronin ekonomitë tona, sistemet tona të drejtësisë, arsimit, kulturës, etj. Janë qytetarët ata që do humbasin më së shumti. Për fat të keq, anulimi i mbledhjes nga ana e kryeministrit Rama anuloi mundësinë për t’i nënshkruar ato”, thuhet në reagimin e Qeverisë dërguar për media.

Tutje në reagimin e Qeverisë thuhet se takimet bilaterale do të mund të mbaheshin çdo ditë tjetër.

“Takimet bilaterale do të mund të mbaheshin çdo ditë tjetër. Jemi fare afër njëri-tjetrit si vende. Nuk do të ishte hera parë që do të takoheshim brenda ditës. Por është hera parë që një mbledhje e përbashkët anulohet në mënyrë të njëanshme”, thuhet në reagimin e Qeverisë.

Related posts

BE vendos një limit për toksinat pas tërheqjes së qumështit formulë nga tregu

Irfan Jahiu

“Spastrim etnik i shqiptarëve”, Bedri Elezi në News24: Deklarata skandaloze tregon qartë qëndrimin zyrtar të Beogradit, që po nxit grupet radikale në veri të Kosovës

admin

Ministrja izraelite Strook pretendon se territoret e pushtuara palestineze tani i përkasin Izraelit

Muhamet Ramadani