Ministria e Jashtme e Arabisë Saudite ka shprehur shqetësimin për “përshkallëzimin ushtarak” në rajon dhe bëri thirrje për përmbajtje nga të gjitha palët për të shmangur “rreziqet e luftërave”.
Në një deklaratë të transmetuar nga agjencia zyrtare e lajmeve SPA, ministria paralajmëroi “pasoja të rënda” nëse konflikti zgjerohet.