RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

​Diskriminimi ndaj shqiptarëve, sot mbahet protestë në Preshevë

​diskriminimi-ndaj-shqiptareve,-sot-mbahet-proteste-ne-presheve

Sot nga ora 13:00 në Preshevë do të mbahet protesta “Marsho për identitet dhe dinjitet”.

Marshi protestues do të nisë nga stadiumi i qytetit dhe do të vazhdojë deri te qendra e qytetit.

Protesta mbahet për shkak të diskriminimit, shtypjes dhe shkeljeve që iu bëhen shqiptarëve të Luginës së Preshevës nga ana e Serbisë.

Në këtë protestë do të kërkohet ndërprerja e pasivizimit të adresave të shqiptarëve nga Serbia, njohja e diplomave, vendeve të punë dhe institucione të hapura për të gjithë, ka bërë të ditur kryetarja e Preshevës Ardita Sinani në një postim në Facebook.

“Të marshojmë për barazi dhe drejtësi! Në gusht ishim në Bujanoc, në shtator jemi në Preshevë, për të dëshmuar se jemi një. Problemet tona nuk mund të shtyhen më. Aspak më pak se sa na takon, asnjëherë më shumë, por gjithmonë atë që meritojmë! Për zbatimin e Marrëveshjeve të nënshkruara dhe për përmbushjen e detyrimeve të shtetit ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Për Preshevën me Gjykatë, për institucione ku shqiptarët janë të përfaqësuar! Kjo është për të gjithë ne, për dinjitetin dhe identitetin tonë. Dilni dhe marshoni”, ka shkruar ajo.

Related posts

Faza e dytë të armëpushimit në Gaza, Netanyahu do të takohet me Trump të hënën në Florida

admin

Luftë kundër bandave, vendi ku 2% e popullsisë së rritur janë prapa hekurave

admin

Gjykata aprovon kërkesën e Prokurorisë, 30 ditë paraburgim ndaj të dyshuarit për vrasjen e nënës së tij

Muhamet Ramadani