RTV AHIRETI
LajmeLajmetRajon dhe Botë

SHBA do të japë 400 milionë dollarë shtesë ndihmë ushtarake për Ukrainën

shba-do-te-jape-400-milione-dollare-shtese-ndihme-ushtarake-per-ukrainen

SHBA-ja do të dërgojë rreth 400 milionë dollarë ndihmë ushtarake shtesë në Ukrainë, përfshirë municione të sistemeve të avancuara të mbrojtjes ajrore dhe dronin “Hornet”, transmeton Anadolu.

Duke folur për “Associated Press”, zyrtarët amerikanë deklaruan se paketa e ndihmave pritet të përmbajë municionin e nevojshëm për Sistemin e Raketave të Artilerisë me Performancë të Lartë (HIMARS) dhe Sistemin Kombëtar të Avancuar të Raketave Sipërfaqe-Ajër (NASAMS), mjetin ajrore pa pilot “Hornet” dhe një sërë municionesh ushtarake.

Zyrtarët, të cilët deshën të mbeten anonimë thanë se paketa shtesë e ndihmës kap vlerën e rreth 400 milionë dollarëve. SHBA-ja ka ofruar më shumë se 41 miliardë dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën që nga fillimi i luftës Rusi-Ukrainë.

Së fundmi, më 19 korrik, Departamenti Amerikan i Mbrojtjes (Pentagoni) njoftoi një paketë të re ndihme ushtarake prej 1.3 miliardë dollarësh për të mbështetur nevojat e Ukrainës në fushën e betejës.

Related posts

Ministri i ri i Jashtëm turk Hakan Fidan merr detyrën

Muhamet Ramadani

Rreth 100 emigrantë të shpëtuar në brigjet e Libisë mbërrijnë në Salerno të Italisë

Muhamet Ramadani

Shefi i diplomacisë saudite viziton Sirinë për herë të parë në 12 vjet

admin