RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Arabia Saudite do të jetë mikpritësi i radhës i Samitit Arab

arabia-saudite-do-te-jete-mikpritesi-i-radhes-i-samitit-arab

Arabia Saudite tha se do të jetë organizatore e radhës e Samitit Arab, raporton Anadolu Agency (AA).

“Bazuar në dëshirën e Mbretërisë për të përjetësuar bashkëpunimin ekzistues, njoftojmë se vendi ynë do të presë Samitin e 32-të Arab”, tha ministri i Jashtëm saudit Princi Faisal bin Farhan në Samitin e 31-të Arab në Algjeri.

“Ne mirëpresim liderët e vendeve anëtare në vendin e tyre të dytë”, shtoi ai.

Samiti dyditor arab u mbyll vonë të mërkuren. Ky ishte samiti i parë që u mbajt në tre vjet që nga shpërthimi i pandemisë së koronavirusit. Tunizia ishte e fundit që priti samitin në vitin 2019.

Related posts

“Kurti brenda pak orëve ose ditëve do të ftoj në takim Abdixhikun”

Hevzi

Gara presidenciale për Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump shton pesë këshilltarë të rinj! The Guardian: Ish-presidenti po përpiqet të gjejë linja sulmi kundër Kamala Harris

admin

OKB: Bota mund të përjetojë temperatura rekord në periudhën 2023-2027

Muhamet Ramadani