RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Gjermania sinjalizon forcimin e G7 kundër Kinës dhe ndikimit rus

gjermania-sinjalizon-forcimin-e-g7-kunder-kines-dhe-ndikimit-rus

Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock dekalroi se tema kryesore e takimit të ministrave të Jashtëm të G7 këtë javë, do të jetë reduktimi i varësisë nga Rusia dhe Kina.

Duke folur në qytetin Uzbek, në Samarkand, në fund të vizitës treditore në Kazakistan dhe Uzbekistan, Baerbock tha se gjatë takimit të G7 do të diskutoheshin mënyrat për t’u pozicionuar më gjerësisht së bashku si demokraci dhe vende të forta të industrializuara.

“Ne nuk duhet të bëhemi të varur nga një vend që nuk i ndan vlerat tona, dhe në vend të kësaj ne përfundojmë duke u shantazhuar”, tha Baerbock.

Gjatë vizitës në Kazakistan dhe Uzbekistan, Baerbock kërkoi forcimin e bashkëpunimit mes dy ish-republikave sovjetike në fusha të tilla si, energjia dhe burimet minerale.

Ministrat e Jashtëm të G7 do të takohen të enjten dhe të premten, në Munster.

Related posts

Bie niveli i ujit në lumin El-Iz të Irakut, ngordhin mijëra peshq – VIDEO

rezart morina

Presidenti finlandez: Me anëtarësimin e vendit tonë në NATO fillon një epokë e re

admin

Ministrja gjermane: Shkollat duhet t’i mësojnë nxënësit për një luftë të mundshme

admin