RTV AHIRETI
Lajme

Arabia Saudite do të organizojë samitin arab dhe atë islamik për të diskutuar konfliktin në Gaza

arabia-saudite-do-te-organizoje-samitin-arab-dhe-ate-islamik-per-te-diskutuar-konfliktin-ne-gaza

Arabia Saudite ka bërë të ditur se do të jetë nikoqire e dy samiteve për liderët arab dhe islamik për të diskutuar konfliktin në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.

Ministria saudite e Punëve të Jashtme tha se një samit arab do të mbahet në Riad të shtunën dhe një tjetër për vendet anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OIC) të dielën, në të cilat do të diskutohet konflikti i Gazës dhe pasojat e tij humanitare.

Dje, OIC tha se një samit urgjent do të mbahet në Riad më 12 nëntor për të diskutuar sulmin izraelit në Rripin e Gazës.

Ministria saudite gjithashtu njoftoi shtyrjen e një samiti arabo-afrikan, i cili ishte planifikuar të mbahet më 12 nëntor.

Izraeli ka nisur sulme ajrore dhe tokësore në Rripin e Gazës pas një sulmi ndërkufitar nga Hamasi më 7 tetor.

Të paktën 10.328 palestinezë, përfshirë 4.237 fëmijë dhe 2.719 gra, janë vrarë që atëherë. Ndërkohë, sipas shifrave zyrtare, numri i të vdekurve izraelitë është gati 1.600.

Përveç numrit të madh të viktimave dhe zhvendosjes masive të popullatës palestineze, furnizimet bazë po mbarojnë për 2.3 milionë banorët e Gazës për shkak të rrethimit izraelit.

Related posts

Murati: 10 milionë euro investime kapitale në tremujorin e dytë 2023

admin

OKB: Që nga fillimi i luftës në Ukrainë janë vrarë 10.382 civilë

admin

Nesër në Bruksel takohen Bislimi dhe Petkoviq

admin6