Arabia Saudite do të presë sot takimin ku do të diskutohen rrugët për zgjidhjen e krizës Rusi-Ukrainë, transmeton Anadolu.
Në lajmin e agjencisë zyrtare të Arabisë Saudite, SPA, thuhet se takimi për diskutimin e rrugëve për zgjidhjen e krizës Rusi-Ukrainë do të mbahet sot në qytetin Xheda.
Në takim do të marrin pjesë këshilltarët dhe përfaqësuesit e sigurisë kombëtare të disa vendeve, por nuk përfshihen detaje për emrat e vendeve pjesëmarrëse.