RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Arabia Saudite: Marrëveshja me Iranin bazohet në mosndërhyrjen në punët e vendeve të tjera

arabia-saudite:-marreveshja-me-iranin-bazohet-ne-mosnderhyrjen-ne-punet-e-vendeve-te-tjera

Ministri i Punëve të Jashtme i Arabisë Saudite, Faisal bin Farhan, ka deklaruar se marrëveshje e vendit të tij me Iranin bazohet në mosndërhyrjen në punët e vendeve të tjera, transmeton Anadolu.

Bin Farhan foli në takimin e këshillit të shefave të diplomacisë të Organizatës për Bashkëpunim Islamik (OIC), të mbajtur në kryeqytetin Nouakchott në Mauritania.

Ai tha se Arabia Saudite beson në zhvillimin e dialogut dhe shtoi se në bazë të kësaj vendi ka zhvilluar bisedime me Iranin gjatë dy viteve të fundit në disa kryeqytete, përfshirë në Bagdad, Muskat dhe Pekin.

Ministri saudit shprehu shpresë se marrëveshja me Iranin do të rrisë sigurinë dhe stabilitetin në rajonin e Gjirit Arab.

Të premten e kaluar, Arabia Saudite dhe Irani ranë dakord vazhdimin rifillimin e marrëdhënieve dypalëshe në dy muajt e ardhshëm pas disa ditësh bisedime të lehtësuara nga qeveria kineze.

Shefi i diplomacisë saudite gjithashtu përsëriti mbështetjen e vendit të tij për të arritur paqen në Jemenin e shkatërruar nga lufta, si dhe mbështetjen ndaj përpjekjeve të Kombeve të Bashkuara (OKB) për të arritur një armëpushim të përhershëm në Jemen dhe për të nisur dialogun politik midis rivalëve jemenas.

Gjatë nëntë viteve të fundit, Jemeni ka pësuar një konflikt të përgjakshëm midis forcave qeveritare të vendit të mbështetura nga Arabia Saudite dhe grupit ‘Houthi’ të lidhur me Iranin.

Sipas OKB-së, konflikti ka çuar në një nga krizat më të rënda humanitare në botë të shkaktuara nga njeriu.

Related posts

Britani, kryeministri pezullon anëtarësimin e një deputeti në parti shkaku i deklaratës islamofobike

rezart morina

“Izraeli zhvillon bisedime të fshehta me Kongon për zhvendosjen e palestinezëve nga Gaza”

admin

Gjermania parashikon mungesa ushtarake edhe pas 2030-s

admin