RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Cikloni “Freddy” godet tre vende afrikane, mbi 300 viktima

cikloni-“freddy”-godet-tre-vende-afrikane,-mbi-300-viktima

Është rritur në mbi 300 numri i personave që kanë humbur jetën në Malavi, Mozambik dhe Madagaskar nga cikloni “Freddy” që ka goditur brigjet juglindore të Afrikës, transmeton Anadolu.

Sipas lajmeve në median kombëtare, bëhet e ditur se të paktën 53 persona kanë humbur jetën në ciklonin që ka rritur ndikimin e tij në rajonin Zambezia të Mozambikut.

Në Malavi i cili është prekur nga shirat intensivë, humbën jetën 225 persona, qindra të tjerë janë plagosur ndërsa shumë të tjerë llogariten si të zhdukur.

Për shkak të ciklonit “Freddy” i cili ka prekur brigjet juglindore të kontinentit, ka tejkaluar mbi 300 numri i personave që kanë humbur jetën në Malavi, Mozambik dhe Madagaskar.

Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) ka paralajmëruar se mund të rritet numri i personave të vdekur në Mozambik.

Po ashtu edhe zyrtarët e Mozambikut njoftuan se do të vazhdojë disa ditë përcaktimi i dëmeve dhe përmasave të humbjes së jetëve.

Presidenti i Malavit, Lazarus Chakwera ka shpallur “zonë fatkeqësie kombëtare” 10 rajone në jug të vendit.

Duke bërë thirrje për mbështetje ndërkombëtare për punimet e ndihmës, Chakwera tha se janë zhvendosur mbi 80 mijë njerëz.

Organizata Botërore Meteorologjike ka deklaruar se “Freddy” i cili u formua për herë të parë muajin e kaluar preku Madagaskarin më 21 shkurt dhe tre ditë më pas Mozambikun, mund të jetë cikloni më i fuqishëm në histori.

Related posts

Mijëra palestinezë protestuan kundër bastisjeve në Nablus ku forcat izraelite vranë 11 persona

Muhamet Ramadani

Pas dorëheqjes së papritur të Varadkar, Irlanda zgjedh kryeministrin më të ri në historinë e saj. Ja kush është 37-vjeçari që do të udhëheq qeverinë

admin

NATO: Turqia, Finlanda dhe Suedia dakord për vlerën afatgjatë të mekanizmit të përbashkët

Muhamet Ramadani