RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Gjermania parashikon mungesa ushtarake edhe pas 2030-s

gjermania-parashikon-mungesa-ushtarake-edhe-pas-2030-s

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius deklaroi se boshllëqet në pajisjet ushtarake të vendit do të mbeten edhe përtej vitit 2030, në komentete tij për gazetën ”Welt am Sonntag”.

“Ne të gjithë e dimë se boshllëqet ekzistuese nuk mund të mbyllen plotësisht deri në vitin 2030. Kjo është arsyeja pse ne duhet të vendosim prioritete”, tha socialdemokrati, i cili u emërua në krye të ministrisë në fillim të këtij viti.

”Një nga këto prioritete ishte mbrojtja e krahut lindor të NATO-s”, tha ai.

“Për ne, kjo do të thotë para së gjithash të ndërtojmë një divizion të pajisur plotësisht deri në vitin 2025 dhe të kontribuojmë në mënyrë adekuate në Forcën e Reagimit të NATO-s”, shtoi Pistorius.

“Bundeswehr-i ka tre detyra për të përmbushur, mbrojtjen kombëtare dhe të aleancës, si dhe operacionet e krizave ndërkombëtare. Kjo kërkon aftësi, të mbështetura me materiale dhe personel”, tha Pistorius.

Dorëzimi i armëve për të mbështetur Ukrainën në luftën kundër Rusisë ka lënë gjithashtu boshllëqe në aftësitë e Bundeswehr-it.

Pistorius njoftoi në janar se do ta diskutonte këtë me industrinë e armëve. /atsh

Related posts

Fluks në disa pika kufitare mëngjesin e së shtunës, shtohen kolonat në dalje

admin

Ukraina ka gati “planin B” për eksportin e grurit

rezart morina

QUINT-i ishte në dijeni se Kosova do t’i vendoste Serbisë reciprocitet për letërnjoftim

admin