Autoritetet në Arabinë Saudite penguan një përpjekje për të kontrabanduar 2,972,400 pilula Captagon që vlerësohet të vlejnë deri në 75 milionë dollarë, njoftoi të enjten Agjencia Saudite e Shtypit (SPA).
Autoriteti i Zekatit, Tatimeve dhe Doganave (ZATCA) sekuestroi drogën në portin e Mbretit Abdulaziz në Dammam, e cila u gjet e fshehur në një ngarkesë që vinte nga jashtë.
Pilulat kanë një vlerë të përllogaritur që varion nga 30 milionë dollarë deri në 75 milionë dollarë, zbuloi një studim i botuar në Journal International Addiction Review.
Gjatë kontrollit doganor dhe kontrolleve të sigurisë në port, pilulat u gjetën të fshehura brenda dërrasave prej druri, raporton SPA.
Dy persona që prisnin të merrnin dërgesën u arrestuan, sipas ZATCA.
ZATCA do të vazhdojë të godasë kontrabandën e drogës në Mbretëri dhe do të forcojë kontrollin e saj doganor për të garantuar sigurinë dhe mbrojtjen e shoqërisë, thuhet më tej në njoftim.
Captagon është një amfetaminë që krijon shumë varësi. Ai funksionon duke stimuluar sistemin nervor qendror, duke rritur vigjilencën dhe përqendrimin dhe duke i lejuar përdoruesit të qëndrojnë zgjuar.
Droga e njohur si Captagon është lënda narkotike më e kërkuar në Lindjen e Mesme. /mesazhi