Arbër Pajaziti nga Fronti për Ndryshim, ka shpallur fitoren në zgjedhjet lokale në Bujanoc.
Pajaziti ka falënderuar të gjithë qytetarët që kanë marrë pjesë në zgjedhje.
“Bashkëkombës të dashur, me këtë fitore na obliguat që të krijojmë një shumicë të re qeverisëse në Bujanoc. Atë edhe do ta bëjmë. Shumë shpejt. S’kemi kohë për të humbur, sepse na presin shumë punë. Vota e juaj është një amanet për të bërë një Bujanoc ndryshe. Gjithmonë në shërbimin tuaj!”, ka shkruar ai në Facebook.
Kundërkandidati i Pajazitit Ragmi Mustafi nga Partia për Veprim Demokratik, njëherësh këshilltar i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, e ka pranuar humbjen.