RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Armeni, 8 të arrestuar për tentativë për marrjen e pushtetit me forcë dhe atentat ndaj kryeministrit

armeni,-8-te-arrestuar-per-tentative-per-marrjen-e-pushtetit-me-force-dhe-atentat-ndaj-kryeministrit

Tetë persona janë arrestuar në Armeni me pretendimin për tentativë për marrjen e pushtetit me forcë dhe atentat ndaj anëtarëve të qeverisë dhe kryeministrit, transmeton Anadolu.

Sipas agjencisë zyrtare armene të lajmeve “Armenpress”, bëhet e ditur se si rezultat i operacioneve të punonjësve të Shërbimit të Sigurisë Kombëtare dhe Byrosë së Hetimit, u përcaktua se 8 personat emrat e të cilëve nuk identifikohen dhe ku 7 prej tyre janë anëtarë të “Organizatës së Shoqërisë Ushtarake-Atdhetare ‘Kryqtarët‘”, kanë arritur dakord kundër anëtarëve të qeverisë armene dhe kryeministrit Nikol Pashinyan që të marrin pushtetin duke përdorur si mjet krimi armët dhe municionet që posedojnë.

Po ashtu është përcaktuar se këto persona kanë bërë përgatitje për të marrë pushtetin me forcë duke marrë në dorëzim kompetencat e qeverisë në një mënyrë të paparashikuar në kushtetutë.

Në kontrollet e ushtruara pranë këtyre personave u gjetën pajisje komunikimi, pajisje për bllokimin e komunikimeve, armë dhe municione. Personat në fjalë janë arrestuar nga punonjësit e Shërbimit të Sigurisë Kombëtare dhe Byrosë së Hetimit.

Sipas lajmeve në shtypin e Armenisë, vihet në dukje se njëri prej këtyre personave është ish-kryetari i Bashkisë së Jerevanit dhe ish zv/kryetari i organizatës së shoqërisë “Njësia e Gardës Vullnetare”, Albert Bazeyan dhe se ndaj tij është ngritur akuza për planifikim të atentatit ndaj kryeministrit Pashinyan.

Më tej thuhet se vazhdon hetimi i kryer ndaj personave të arrestuar.

Related posts

Gjermani, komuniteti turk i shqetësuar pasi partitë e ekstremit të djathtë fitojnë terren

RTI

Grupet e ndihmës thonë se Iz’raeli po bllokon 83 për qind të ndihmave ushqimore për të arritur në Ga’za

admin

Një i vdekur e dy të lënduar si pasojë e një vetaksidenti në Bërnjak, arrestohet shoferi

admin