RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Një i vdekur e dy të lënduar si pasojë e një vetaksidenti në Bërnjak, arrestohet shoferi

nje-i-vdekur-e-dy-te-lenduar-si-pasoje-e-nje-vetaksidenti-ne-bernjak,-arrestohet-shoferi

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në fshatin Bërnjak.

Policia thotë se vozitësi i veturës – shtetas serb, ka shkaktuar vetaksident si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë me kushtet e rrugës, me ç’rast pastaj është përplasur me një shkëmb.

Ndërkohë, të lënduar kanë mbetur dy pasagjerë të tjerë, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Mitrovicës.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion.

Ndërkaq, vozitësi i automjetit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

“Raportohet se ka ndodhur një vet-aksident trafiku në rrugën nacionale Zubin Potok – Bërnjak, ku si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë me kushtet e rrugës vetura që drejtohej nga i dyshuari shtetas i Serbisë, ka dalur nga rruga duke u përplasur me një shkëmb. Si pasojë e aksidentit tre pasagjerët meshkuj kosovarë kanë pësuar lëndime trupore ku sipas mjekëve në Spitalin e Mitrovicës njëri prej tyre ka vdekur. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion, ndërsa i dyshuari (drejtuesi i veturës) është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin ditor të PK-së.

Related posts

“Lufta në Gazë është kthyer në një ‘varrezë’ për shumë nga parimet e së drejtës humanitare”, BE për herë të parë sanksione ndaj kolonëve izraelitë

admin

“Po negocioni me veten?”- Zyrtari iranian ironizon me pretendimet e SHBA-së për bisedime

Muhamet Ramadani

Gruas së re i aprovohet kërkesa për t’i dhënë fund jetës përmes eutanazisë! Ja arsyeja

admin