RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Armenia dhe Azerbajxhani do të mbajnë bisedime për paqe në Uashington

armenia-dhe-azerbajxhani-do-te-mbajne-bisedime-per-paqe-ne-uashington

Armenia dhe Azerbajxhani do të zhvillojnë një raund të ri bisedimesh në Uashington të dielën, në përpjekje për të normalizuar marrëdhëniet, tha të shtunën zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Armenisë.

Tensionet janë rritur sërish për rajonin e Nagorno-Karabakut që dy vendet pretendojnë se u takon.

Aty paqeruajtësit rusë u vendosën aty në vitin 2020 për t’i dhënë fund një lufte, e dyta që Armenia dhe Azerbajxhani kanë luftuar për enklavën që nga rënia e Bashkimit Sovjetik në vitin 1991.

Rajoni malor njihet ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit, por është populluar kryesisht nga armenë etnikë.

“Nga 30 prilli Ministri i Punëve të Jashtme të Armenisë, Ararat Mirzoyan do të jetë në Uashington për një vizitë pune. Është planifikuar raundi tjetër i diskutimeve për marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve midis Armenisë dhe Azerbajxhanit,” tha zëdhënësja, Ani Badalyan në faqen e saj zyrtare në Facebook.

Nuk pati asnjë konfirmim të menjëhershëm të takimit nga Azerbajxhani.

Pavarësisht përpjekjeve për ndërmjetësim mes tyre, Armenia dhe Azerbajxhani ende nuk kanë arritur një marrëveshje paqeje që do të zgjidhte çështjet e pazgjidhura si përcaktimi i kufijve dhe kthimi i të burgosurve.

Azerbajxhani ngriti një pikë të re kontrolli të dielën e kaluar në rrugën për në Karabakh, korridori Lachin, në një lëvizje që Armenia e quajti një shkelje të rëndë të armëpushimit të vitit 2020. /rel

Related posts

Shefi i OKB-së ripohon mbështetjen për zgjidhjen me dy shtete në takimin me presidentin izraelit

admin

Hasani: Hungaria mbetet një avokate aktive e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në BE

admin

Forcat izraelite i japin fund rrethimit në Nablus të Bregut Perëndimor

admin