RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Forcat izraelite i japin fund rrethimit në Nablus të Bregut Perëndimor

forcat-izraelite-i-japin-fund-rrethimit-ne-nablus-te-bregut-perendimor

Ushtria izraelite ka hequr rrethimin që vendosi më 11 tetor në qytetin e Nablusit në Bregun Perëndimor të pushtuar, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas dëshmitarëve okularë, pasi një ushtar izraelit u vra në një sulm të armatosur pranë një vendbanimi të paligjshëm hebre në Nablus të Bregut Perëndimor të pushtuar më 11 tetor, forcat izraelite bllokuan qytetin ndërsa që nga mëngjesi i sotëm hapën të gjitha rrugët që çojnë në qytet.

Kryetari i Bashkisë së qytezës Deir Sharaf në perëndim të Nablusit, Omar Nawfel në një deklaratë për AA tha se forcat izraelite hoqën papastërtitë nga hyrja e qytetit.

Organizata e Transmetimeve Publike Izraelite (KAN) raportoi më 28 tetor se dy nga tre pikat e kontrollit ushtarak në rrugën Nablus janë hapur.

– Sulmi në Nablus

Një ushtar izraelit u vra në një sulm të armatosur më 11 tetor pranë vendbanimit ilegal hebre “Shavei Shomron” në veri të Bregut Perëndimor. Një grup palestinez që e quan veten “Gropa e Luanëve” mori përgjegjësinë për sulmin.

Pas incidentit, ushtarët izraelitë rrethuan Nablusin, ku jetojnë rreth 200 mijë banorë, me arsyetimin e likuidimit të grupit “Gropa e Luanëve”.

Që nga fillimi i këtij viti, ushtria izraelite ka kryer bastisje të shumta në pjesë të ndryshme të Bregut Perëndimor të pushtuar. Më shumë se 100 palestinezë, përfshirë fëmijë, humbën jetën në incidentet.

Ndërkaq 6 palestinezë u vranë dhe rreth 20 palestinezë të tjerë u plagosën në sulmin e fundit të ushtrisë izraelite në qytetin e vjetër të Nablusit natën e 25 tetorit.

Related posts

“Trump është armik i brendshëm”- Sulmi i tre viteve më parë në Kapitol të SHBA, publikohen pamjet e Nancy Pelosit pas trazirave! Çfarë është diskutuar gjatë mbledhjeve

admin

Pothuajse të gjitha vendet e BE-së po përballen me mungesë të mësuesve

RTI

Sot mbahet protestë kundër mbylljes së rrugës “George Bush”

rezart morina